Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, deri në orët e pasdites vonë reshje shiu të herëpashershme me intenistet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar. Në orët e mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.
Në det Valëzimi do jetë 3 deri 4 ballë. Versus.al







