MAGAZINË /

Rrebeshe shiu në disa zona, si parashikohet të jetë moti gjatë të enjtes

Parashikimi i motit, 8 maj.

Shkruar nga Versus

Rrebeshe shiu në disa zona, si parashikohet të jetë moti

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: