"Gjithmonë kam dashur të dukem shumë femërore. Buzët e mëdha, format e mëdh, thjesht më duken të përshtatshme. Janë pamja më femërore dhe seksi", shprehet Vienna për DailyMail.
Ajo bën mbushje të reja çdo dy deri në katër javë dhe udhëton rregullisht në Frankfurt, Gjermani, ku, sipas saj, ndodhet “kirurgu më i mirë për buzët”. Çdo udhëtim i kushton mbi 2,000 dollarë, por Vienna thotë se për të bukuria nuk ka çmim. “Ia vlen plotësisht,” thotë ajo me bindje.
Vienna është aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh transformimet e saj fizike me ndjekësit. Megjithatë, përveç vëmendjes dhe komplimenteve, ajo përballet edhe me shumë kritika dhe komente negative.
“Marr shumë urrejtje, sidomos për buzët apo pamjen time. Por, sinqerisht, janë gjithmonë të njëjtët njerëz – gra që nuk lejohen të bëjnë asgjë nga partnerët e tyre, apo njerëz që s’mund ta përballojnë ekonomikisht këtë mënyrë jetese. Është thjesht xhelozi dhe projeksion,” thotë ajo.
Pavarësisht kritikave dhe rreziqeve për shëndetin, Vienna thekson se nuk ka ndërmend të ndalet: transformimet e saj janë ende larg përfundimit. /Versus.al/







