MAGAZINË /

Pas deklaratës për Gjestin, Joz Marku “thumbon” Ledri Vulën: Luani është gjithmonë vetëm në fron...

Shkruar nga Versus
Pas deklaratës për Gjestin, Joz Marku  “thumbon” Ledri
Joz Marku, Ledri Vula, Gjesti

Pas valës së kritikave që pasuan episodin e bujshëm me Gjestin në “Big Brother VIP”, Jozi Marku po tregon se nuk ka ndërmend të heshtë — as në rrjetet sociale, e as në karrierën muzikore.

Këngëtari ka bërë të ditur se do të udhëtojë drejt Kosovës javën e ardhshme për të performuar në një dasmë.

Ai theksoi me krenari se "publiku kosovar e do, e fton dhe e zgjedh", duke lënë të kuptohet se kritikat nuk po e ndalojnë.

Ndërsa një ndjekës i kujtoi deklaratën e Ledri Vulës, i cili pak ditë më parë shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Gjestin, por jo me Jozin.

"Kingjat rrinë në tufë, por luani është gjithmonë vetëm në fron." , shkroi Jozi si përgjigjje për pyetjen e ndjekësit.

Pas deklaratës për Gjestin, Joz Marku  “thumbon” Ledri

 

Poll