AKTUALITET /

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Vendimi vjen pas kërkesës së familjes Cani, drejtuar FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Martin Canit dhe për të promovuar vlerat e sportit si mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Shkruar nga Versus

FSHF do të ndërtojë një fushë futbolli në muzeun

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”.

Vendimi vjen pas kërkesës së familjes Cani, drejtuar FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si një mënyrë për të nderuar kujtimin e Martin Canit dhe për të promovuar vlerat e sportit si mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

Martin Cani humbi jetën në mënyrë tragjike në nëntor të vitit 2024, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ngjarje që preku thellësisht opinionin publik.

Fusha që do të ndërtohet do të ketë një sipërfaqe prej 60 metrash katrorë dhe do të jetë pjesë e kompleksit përkujtimor që synon të mbajë gjallë kujtimin e tij.

FSHF riafirmon angazhimin për projekte me ndikim social, duke përdorur sportin si një platformë për edukimin dhe rritjen e fëmijëve në komunitet.

Poll