
Para disa ditësh, Stenaldo Mëhilli bëri hyrjen e tij historike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke u bërë konkurrenti i parë i verbër në këtë edicion.
Që në momentet e para, ai tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe të publikut, duke treguar vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij. Gjatë një deklarate për banorët e tjerë, Stenaldo u shpreh:
“Unë jam përtej gjithë juve. Kam shanse të fitoj këtë program po aq sa çdo konkurrent tjetër. Për këtë, të jeni super të sigurtë.”
Reagimet brenda shtëpisë ishin të përziera: disa u habitën nga besimi i tij i fortë, ndërsa të tjerë e shohin si një sfidë që mund të ndryshojë dinamiken e lojës.
Ndërkohë, konkurrenti i parë që u eliminua është Xhodi, dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet loja dhe strategjitë e pjesëmarrësve në ditët në vijim.

