MAGAZINË /

"Të bëj një gjë të frikshme?", e papritur në Ferma VIP, Moza puth në buzë Ilir Shaqirin

Shkruar nga Versus

"Të bëj një gjë të frikshme?", e papritur

Në spektaklin “Ferma VIP” mbrëmjen e djeshme u shënua një prej momenteve më të papritura të këtij edicioni. Protagonistë ishin shkrimtarja Mimoza Ahmeti dhe balerini i njohur Ilir Shaqiri.

Të dy ndodheshin në lojë brenda fermës në sfidën e mos-reagimit. Gjatë lojës, Iliri tentoi provokime të ndryshme madje edhe iu afrua Mozës duke përdorur mimika të ndryshme me qëllim që ajo të reagonte. 

Në anën tjetër, shkrimtarja bëri atë që shumë pak persona e prisnin. 

"Të bëj një gjë të frikshme?"- pyeti ajo balerinin, ndërsa Iliri iu përgjigj "bëj çfarë të duash".

Në këtë moment shkrimtarja e puthi në buzë duke i lënë të gjithë të habitur. Versus.al

Poll