MAGAZINË /

"T'i gjen vëllai 100 skafë dhe t'i rreshton aty", Aurela Gaçe prek me fjalët për Enrik Mehmetin: I premtova një këngë...

Shkruar nga Versus

"T'i gjen vëllai 100 skafë dhe t'i rreshton aty",

Këngëtarja Aurela Gaçe ishte e pranishme sot në ceremoninë mortore të gazetarit Enrik Mehmeti, ku mes lotëve ka treguar mbështetjen që ai i ka dhënë ndër vite.

Këngëtarja Aurela Gaçe ka ndarë një mesazh prekës për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor. Mes lotëve, ajo e kujtoi si një njeri zemërgjerë, gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar pa kursyer kohën dhe energjinë e tij.

Në një prononcim për mediat, Gaçe tregoi se Mehmeti e kishte mbështetur vazhdimisht në realizimin e projekteve të saj, duke e ndihmuar në gjetjen e lokacioneve për xhirime, duke e shoqëruar në takime dhe duke ndërmjetësuar kontakte me njerëz që njihte personalisht.

"Të marrësh nga koha jote dhe t'ia dhurosh dikujt tjetër tregon për zemërgjerësi. Mund ta bësh një herë, por ai e ka bërë gjithmonë", u shpreh këngëtarja.

Ajo rrëfeu gjithashtu edhe bisedën e fundit që pati me gazetarin, vetëm një javë më parë, gjatë një vizite në Vlorë për xhirime. Sipas saj, Mehmeti i kishte ofruar ndihmë për organizimin e një projekti muzikor.

"Më tha: 'Nëse të duhet një flotë e madhe me skafe dhe gomone, 100 t'i bën vëllai'. Unë i thashë: 'Do ta bëj një këngë'. Tani që ia dhashë fjalën, do ta bëj, sepse kjo ishte biseda jonë e fundit", tregoi Aurela Gaçe.

Fjalët e saj kanë prekur ndjekësit, duke e kthyer premtimin për këngën në një homazh për mikun që, sipas saj, ishte gjithmonë pranë të tjerëve me përkushtim dhe zemërgjerësi./Versus.al

Poll