MAGAZINË /

"Ti je Ahmetoviç, do të shkatërroj", përplasje të ashpra mes Moza Ahmetit dhe Adionit në Ferma VIP

Shkruar nga Versus

"Ti je Ahmetoviç, do të shkatërroj", përplasje

Në Fermën VIP ka patur së fundmi përplasje të ashpra mes poetes Mimoza Ahmeti dhe Adionit. Situata mes tyre ka marrë një kthesë të fortë duke u përshkallëzuar në tone të rënda dhe paralajmërime direkte.

“S’më le të shijoj një pesëminutësh, ma more shpirtin”, dëgjohet të thotë Mimoza Ahmeti.

Ndërsa Adioni i përgjigjet me tone të ashpra: “Do të ta marr, të kam thënë, do të të shkatërroj”.

Përplasja vijon me deklarata të forta nga të dyja palët. Ndërsa më herët, gjatë një debati mes tyre, Adioni e kishte quajtur shkrimtaren “Mimoza Ahmetoviç” duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Pjesë nga përplasja mes tyre:

Adioni: Ti je Moza Ahmetoviç

Adioni: Jo, unë kam mbiemër shqiptar, jo si ti Ahmetoviç. Mua nuk mundesh të ma ndërron mbiemrin.

Moza: Po, Ahmeti është mbiemër mysliman njëherë, s’ka lidhje fare me sllavët.

Adioni: E keni ndërruar ju, unë s’e kam ndërruar, unë jam Puka.

Moza: S’e kam ndërruar asnjëherë. Më ka thënë babai, jemi Nikq, kemi qenë kristianë. Hajde një pushtues, ndrysho; hajde një tjetër, ndrysho; ec në komunizëm, hiqe. Ahmetaj kemi qenë ne, na e hoqën.

Adioni: A ke qenë Ahmetoviç?

Moza: Unë Ahmetoviç s’kam qenë kurrë.

Adioni: E imja ka qenë vetëm Puka, prej Puke. S’mund të më thuash mua se unë vij prej Shqipnisë.

Moza: Shko edhe njëherë te viqi dhe te lopa. Ne jemi Nikq, Nikq kemi qenë që në kohën e kristianizmit. Versus.al

Poll