
Këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu ka pësuar një aksident me motor në Kosovë dhe i është nënshtruar një ndërhyrje mjekësore.
Vajza e tij ka dhënë lajmin se këngëtari tashmë është në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa ka falenderuar edhe stafin mjekësore për përkujdesjen.
“Me zemër plot mirënjohje, dua të shpreh falënderimin tim më të sinqertë për gjithë stafin mjekësor të Emergjencës së Gjilanit, Emergjencës së Prishtinës dhe Royal Hospital në Prishtinë, të cilët u kujdesën me profesionalizëm, përkushtim dhe humanizëm për babin tim pas një aksidenti të rëndë që përfundoi me operacion. Në momentet më të vështira, përkujdesja, fjala e mirë dhe puna juaj na dhanë forcë dhe shpresë.
Babi im, i cili me shumë dashuri për muzikën ishte i ftuar të këndonte edhe në dasmën e Dua Lipa, fatkeqësisht nuk mundi të ishte prezent për shkak të këtij aksidenti. Megjithatë, sot mbi të gjitha jemi mirënjohës që ai është në duar të sigurta dhe po rikuperohet.
Faleminderit pafund secilit mjek, infermier dhe çdo anëtari të stafit për kujdesin, durimin dhe zemrën që treguat. Mirësia juaj nuk harrohet.”- shkroi ajo. Versus.al

