
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë protagonist i lajmeve kryesore të mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti në një dasmë ku ishte i ftuar për të performuar. Sipas burimeve pranë ngjarjes, ai dyshohet se ka ardhur me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, gjë që ka shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, duke sjellë deri edhe në përplasje fizike.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes, e cila ka ndarë një foto të perëndimit të diellit pranë detit, shoqëruar me një mesazh të fuqishëm dhe plot nënkuptime.
“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”







