MAGAZINË /

Vajzat e showbiz-it bëjnë “xing” me fustanin provokues në natën e ndërrimit të viteve

Nata e ndërrimit të viteve u kthye në një “xing” të bujshëm në showbiz, pasi dy vajza të njohura u shfaqën me të njëjtin fustan provokues për të pritur Vitin e Ri 2026, duke ndezur rrjetet sociale dhe komentet e ndjekësve.

Shkruar nga Versus
Vajzat e showbiz-it bëjnë “xing” me fustanin provokues
Oriola Marashi dhe Luana Vjollca

Nata e ndërrimit të viteve nuk kaloi pa dramë në mode!

Oriola Marashi dhe Luana Vjollca kanë surprizuar publikun pasi kanë zgjedhur të njëjtin fustan për të pritur Vitin e Ri 2026, duke ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe portalet rozë.

Dy nga emrat më të komentuar të showbiz-it shqiptar, një fustan i vetëm dhe një pyetje që po qarkullon kudo: kujt i rri më bukur?

Ndërsa Oriola e solli look-un me elegancë dhe finesë, Luana i dha fustanit një shkëlqim më glam, me detaje dhe aksesorë që nuk kaluan pa u vënë re.

Pamjet nga festa e Vitit të Ri janë bërë virale brenda pak orësh, duke kthyer këtë “përplasje” në një nga momentet më të komentuar të fillimit të 2026-ës.

Një gjë është e sigurt: Viti i Ri nisi me stil… dhe konkurrencë të fortë!

 

Poll