
Një deklaratë e fortë nga Vanesa në “Ferma VIP”, ku ajo pranoi ndarjen nga partneri që kishte jashtë shtëpisë, duket se ka sjellë edhe reflektim nga ana e Indrit për raportin mes tyre.
Gjatë një bisede, Indri u shpreh i dyzuar për mënyrën se si duhet të ecë përpara kjo lidhje, duke theksuar se arsyeja kryesore është djali i tij i mitur.
“Nuk dua që djali im të më shohë me një person tjetër,” u shpreh ai, duke treguar qartë pasiguritë që po përjeton në këtë situatë.
Megjithatë, ai vlerësoi qëndrimin e Vanesës, duke e cilësuar si një akt guximi, ndërsa për veten pranoi se po kalon një moment të vështirë emocional.
“Vanesa ka dëshmuar një guxim, ndërsa unë një pasiguri të fortë. Me Vanesën kemi folur qartë. Jemi në një ide që ta jetojmë këtë gjë pa u ngutur dhe pa premtime. Kemi ndjesi për njëri-tjetrin,” tha Indri.
Marrëdhënia mes tyre mbetet ende në një fazë të paqartë, ndërsa publiku ndjek me interes zhvillimet e mëtejshme brenda shtëpisë së “Ferma VIP”.

