
Një natë e mbushur me mister është rregjistruar në Fermën Vip2 duke ndezur spekulime në publik. Dhe protagonistët e ngjarjes janë Alba Pollozhani dhe banori tjetër Lim Hoti.
Pollozhani e cila së bashku me Frederik Ndocin ishin dërguar për të qëndruar në ‘Shtëpinë e Njëshit’ pasi kishin prishur rregullat e lojës pas një debate mes tyre, i ka thyer sërish rregullat.
Ajo është rikthyer tek grupi kryesor i fermerëve por ajo që ndodhi më pas ka çuditur publikun.
Gjatë natës, Alba vendosi të bashkonte krevatin me Lim Hotin, dhe në pamjet e transmetuara, poshtë çarçafëve janë parë lëvizje të dyshimta, që kanë ngritur dyshime të forta se mes tyre mund të ketë pasur intimitet të theksuar – ndoshta edhe marrëdhënie seksuale.
Pamjet e publikuara në faqen zyrtare të Ferma VIP, janë bërë virale ndërsa ndjekësit kanë shpërthyer me komente e aludime.
Madje, kjo situatë është komentuar dhe nga banorët e tjerë. Kanë qenë dy aktorët, Erandi me Frederiku, të cilët kanë shkëmbyer batuta në prani të Limit, ndërkohë që Alba po flinte gjumë në krevat.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Duhet t’i shkojmë për vizitë Limit
Frederiku: S’ka ngelur akoma Limi shtatzënë.
Erandi: A nuk të lajmëruan ty?
Frederiku: Më lajmëruan por s’jam i çmendur unë të prish gjumin. Thash unë po iki të flejë, tani është momenti që ju të bëni gjumë dhe unë të fle.
Vazhdon Frederiku: Kur lëvizte krevati, a patë ndonjë gjë nën krevat?
Erandi: Nuk e lëviza unë vëlla, ky e lëvizi (drejton dorën nga Limi, ndërsa ky i fundit qesh).
View this post on Instagram








