Prej disa kohësh në rrjet qarkullojnë lajme se Jozefin Marku, pas daljes nga "Big Brother Albania", do të jetë pjesë e një tjetër show, Ferma Vip.
Teksa vetë protagonisti ka qëndruar në heshtje, duke mos mohuar por as pohuar zërat, përgjigjen e ka dhënë opinionisti Olti Curri.
I pyetur në rrjete sociale, ai ka treguar se Jozi mund të ishte pjesë e formatit por më pas, pjesëmarrja e tij është anuluar. Sipas Currit kjo ka ardhur si pasojë e prishjes së pazareve. /Versus.al







