MAGAZINË /

VIDEO/ Nga festat private në Londër, orgj*të zhvendosen në kroçeren e parë s*kuale në Mesdhe me gra biznesmene

“Killing Kittens” është themeluar nga sipërmarrësja britanike Emma Sayle dhe e përshkruan veten si një markë që synon “fuqizimin e grave”

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Nga festat private në Londër, orgj*të zhvendosen në

Një udhëtim i pazakontë në Mesdhe ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, pasi kompania “Killing Kittens” ka organizuar kroçerën e parë seksuale, një eksperiencë e konceptuar si një festë ekskluzive për të rritur.

Gazetarja e “The Times”, Sophia Money-Coutts, mori pjesë në këtë udhëtim për të dokumentuar nga afër atmosferën dhe mënyrën e funksionimit të një prej eventeve më të diskutuara në botën e argëtimit për të rritur.

“Killing Kittens” është themeluar nga sipërmarrësja britanike Emma Sayle dhe e përshkruan veten si një markë që synon “fuqizimin e grave”. Sipas filozofisë së kompanisë, ndryshe nga festat tradicionale seksuale, këto evente vendosin gratë në qendër të iniciativës dhe vendimmarrjes.

Kompania nisi aktivitetin e saj me festa private në shtëpi dhe ambiente luksoze në Londër, duke u shndërruar më pas në një biznes me vlerë rreth 15 milionë paund. Tashmë ajo ka zgjeruar aktivitetin edhe në udhëtime turistike në det.

Kroçera e parë në Mesdhe udhëtoi nga Barcelona drejt Monakos, Italisë dhe anasjelltas, me rreth 630 pasagjerë. Sipas raportimit, kabinat kushtonin nga 5 mijë deri në 35 mijë paund, ndërsa të gjitha biletat u shitën.

Në përshkrimin e saj të përvojës, gazetarja tregon se atmosfera në anije ndryshonte gradualisht që në orët e para. Aktivitetet përfshinin festa, mësime kërcimi, hapësira argëtimi dhe ambiente të dedikuara për takime intime mes pjesëmarrësve.

Në bord kishte persona të moshave të ndryshme, nga 24 deri në 74 vjeç. Organizatorët kishin vendosur rregulla të qarta për respektin dhe pëlqimin mes pjesëmarrësve, me udhëzime të përsëritura për sjelljen e sigurt si në aplikacionin e eventit, ashtu edhe në ambientet e anijes.

Sipas Money-Coutts, ajo që e veçonte më shumë këtë eksperiencë ishte komunikimi i hapur mes pjesëmarrësve dhe mënyra se si shumë prej tyre flisnin pa tabu për dëshirat dhe marrëdhëniet e tyre.

“Pas përfundimit të udhëtimit, mbeta e impresionuar nga sa të sinqertë ishin shumë njerëz për preferencat e tyre dhe nga mënyra se si diskutonin hapur për marrëdhëniet dhe seksualitetin”, shkruan gazetarja.

Kroçera e “Killing Kittens” ka hapur debat në Britani dhe më gjerë mbi kufijtë mes turizmit, argëtimit për të rritur dhe mënyrave të reja të eksplorimit të marrëdhënieve intime në ambiente të kontrolluara./Versus.al

 

 
Poll