Ditët e fundit, një video e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale pretendonte se Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit, hiqte të brendshmet në mes të rrugës dhe i vendoste rreth kokës.
Pas përhapjes së videos, Aleksia Peleshi reagoi menjëherë duke mohuar kategorikisht që ajo është personi në pamje.
Në një koment të lënë direkt nën publikimin në Instagram, ajo shkroi:
“Herën tjetër të paktën gjeni ndonjë që më ngjan për ta bërë më të besueshme, se latë nam.”
Reagimi i saj erdhi pas valës së diskutimeve online, duke theksuar se pamjet nuk kanë asnjë lidhje me të.







