
Në një intervistë për FunClub, Zhaklin Lekatari komentoi situatën e banorëve Selinës dhe Mirit në Big Brother VIP, duke theksuar se ajo që po ndodh mes tyre nuk është një histori dashurie, por një lojë strategjike brenda shtëpisë.
Sipas Lakatarit, loja e “krevatit” ishte planifikuar që vitin e kaluar me banorë të tjerë si Egli dhe Rezarta, dhe hyrja e Ilirit në format solli shpërndarjen e krevatëve, duke sinjalizuar një zhvillim të kësaj loje.
“Miri është duke luajtur 24/7 dhe krahasuar me banorët e këtij sezoni, është një nga lojtarët më të fortë,” tha Zhaklin.
Ajo shtoi se fokusimi i mediave tek momentet intime mes Selinës dhe Mirit është i ekzagjeruar, pasi, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje sentimentale mes tyre. “Unë nuk e shoh Selinën si engjëllushe që po rri me një djall; shoh një lojë strategjike ku Selina është ajo që drejton marrëdhënien,” tha Lakatar.
'Unë e shikoj lojë sidomos nisur nga ccështja e krevatit.Loja e krevatit është stërluajtur vitin e kaluar me Gjestin, Eglin dhe Rezarten kështu që kur Iliri hyri në Big Brother duke shpërndarë krevate që aty u kuptua që do të kishte një lojë me krevatin. Miri është duke luajtur 24/7. Në krahasim me Big brother të tjerë Miri nuk është një nga lojtarët më të fortë por në krahasim me banorët që janë këtë sezon Miri është një nga lojtarët më të fortë. Flitet vetëm për të, sa herë afrohet kamera përkedhel flokët e Selinit. Ata nuk do të ndahen nga krevati se krevati është strombullari, është loja. Që i bën ata të jenë protagonistë brenda dhe jashtë shtëpisë. Nuk e shikoj Selinën një ëngjëllushe që po rri në krevat me djallin unë shof një djallushe që është duke ndenjur në krevat me një djall tjetër.' u shpreh Zhaklin.
Zhaklin shtoi se kunata e Selinë , Greta e bëri historinë dhe më shumë shqiptare e cila 'i thotë ti na flliqe marrëdhënien ti na flliqe familjen është komplet lojë marrëdhënia mes Selinë dhe Mirit dhe mbi të gjitha është Selina që drejton marrëdhënien. Ata nuk janë të dashuruar dhe nuk e shikoj se Miri po josh Selinën. '

