MAGAZINË /

Zhegrova ‘tërbon’ mediat serbe: Skandal! Luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar

Ishte media serbe Kurir e cila ka sulmuar 25 vjeçarin duke e fyer dhe Kosovën si një shtet të rrem.

Shkruar nga Versus

Zhegrova ‘tërbon’ mediat serbe: Skandal! Luan për shtetin

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka tërbuar mediat serbe i cili shfaqet duke festuar me flamurin shqiptar pas fitores së skuadrës së tij, Lille përballë Atleticos së Madridit.

Ishte media serbe Kurir e cila ka sulmuar 25 vjeçarin duke e fyer dhe Kosovën si një shtet të rrem.

'I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal pas sensacionales në Ligën e Kampionëve.' shkruan media serbe Kurir.

Zhegrova ‘tërbon’ mediat serbe: Skandal! Luan për shtetin

Ishte vetë klubi i Lille që postoi festën e Zhegrovës me shokët e tij të ekipit, ku sulmuesi i Kosovës hapi flamurin shqiptar dhe së bashku me shokët e tij bënë me duar shqiponjën dykrenare.

Poll