
Një majmun që prej ditësh lëviz në rrugët e Tiranës për t'u strehuar ka zgjedhur një qendër të moshuarish në kryeqytet.
Punonjësit e qendrës së moshuarit kanë lajmëruar policinë, pas vizitorit të padëshiruar, por forcat blu i kanë thënë të lajmërojnë policinë bashkiake sepse nuk është në kopetencën e tyre.
Ndërkohë që përgjigja që qendrës së moshuarëve iu është dhënë nga polica bashkiake ishte: Nuk jemi kopsht zoologjik.
Nisur nga ky ping- pong mes policisë dhe Bashkisë së Tiranës kafsha zoologjike ka ngelur në qendrën e të moshuarve.
Ndërkohë drejtoresha e qendrës së të moshuarve është shprehur për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.

