BOTA /

VIDEO/ Të shtëna në një Kishë Mormonësh në Michigan: 8 të vra*ë, ekzekutohet autori

Këtë herë raportohet për të shtëna me armë në një Kishë Mormonësh në Grand Blanc, Michigan, rreth 80 kilometra në veri të Detroit.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Të shtëna në një Kishë Mormonësh në
Pamje nga vendngjarja

Një tjetër akt i rëndë kriminal është regjistruar në SHBA, pas ngjarjes me tre viktima dhe tetë të plagosur Karolinën e Veriut.

Këtë herë raportohet për të shtëna me armë në një Kishë Mormonësh në Grand Blanc, Michigan, rreth 80 kilometra në veri të Detroit.

Sipas informacioneve paraprake, një person qëlluar me amrë zjarri duke vrarë rreth 8 persona.

Autoritetet thonë se autori është vrarë, ndërsa nga pamjet në rrjetet sociale dallohet Kisha e përfshirë nga flakët.

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al