Kirurgu Fitim Shini ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të miturit që u plagos me thikë nga gjimnazistët paraditen e sotme në Durrës. Mjeku shpjegoi se 15-vjeçari ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore vijon të mbetet e rëndë.
Fitim Shini tha se i mituri ka mbërritur në urgjencë me katër plagë në zonën e gjoksit, ku njëra prej tyre ka depërtuar në zemër, çka i ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
“Për momentin pacienti ndodhet në reanimacion, i intubuar dhe gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Shpresoj që në 24/48 orët e ardhshme gjendja të stabilizohet dhe të dalë nga reanimacioni.
Fëmija erdhi në urgjencë me disa plagë, 4 plagë në rajonin e gjoksit, ku njëra prej tyre depërtonte në zemër dhe ka shkaktuar gjendjen e rënduar.
Aktualisht ka marrë 3 flakone gjak dhe për momentin gjendja vazhdon të jetë e rëndë në reanimacion. Shpresojmë që në orët në vijim situata të përmirësohet”, bëri të ditur mjeku Fitmin Shini.
Ndërkohë Spitali Rajonal Durrës bëri me dije se 15-vjeçari kishte dy çarje nga 2 cm me tamponadë kardiake, ndërsa në regjionin e corpus ventrikuli u konstatua një çarje 3 cm në stomak. Gjendje kufi.
U fut menjëherë në sallë dhe ekipi kirurgjikal realizoi një ndërhyrje të vështirë, ku u menaxhuan dëmtimet jetike dhe u rikthye stabiliteti hemodinamik.
Policia prangosi autorin e dyshuar, një 14 vjeçar me të cilin kishte patur konflikte në rrjetet sociale./Versus.al
View this post on Instagram
