MAGAZINË /

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Për publikun u prezantuan podkastet e prodhuar enkas për këtë edicion ku ndërthuren mitet, legjendat e lashtësisë, filma. Dita e parë e "Takimeve Muzikore Midis Dy Botëve" kulmoi me një koncert në mbrëmje: “Tingujt e Lirës Antike”

Shkruar nga a.b.

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Nisi mbrëmë në Parkun Arkeologjik të Apollonisë edicioni i XV-të i "Takimeve Muzikore Midis Dy Botëve". Festivali erdhi plot me surpriza dhe me një një qasje e re te edukimit përmes artit krahas muzikës. Për publikun u prezantuan podkastet e prodhuar enkas për këtë edicion ku ndërthuren mitet, legjendat e lashtësisë, filma, etj.

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Në takimin e parë në dt 6 korrik 2024 në Parkun Arkeologjik të Apollonisë tingujt e lirës së lashtë të Olimpit së bashku me copëza historie nga thellësia e shekujve transportuan publikun në një botë ku legjendat marrin jetë.

Nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 7:00 të mbrëmjes, vizitorët patën mundësinë të ndjekin një seri podcast-esh të prodhuara nga Argjiro dhe Storie Nostrum, me mbështetjen e Ambasadës Franceze në Tirane. Podkastet  transportuan vizitorët në një mbretëri ku mitet marrin frymë dhe legjendat ecën mes rrënojave antike të Apollonisë. Këto krijime zanore digjitale, në formate të shkurtra prej 7-15 minutash, janë të disponueshme si në frëngjisht ashtu edhe në shqip dhe synojnë të jenë lehtësisht të aksesueshme në internet ose përmes një smartphone-i të thjeshtë kur vizitoni sitin arkeologjik.

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Tingujt e lirës antike greke

Dita e parë e "Takimeve Muzikore Midis Dy Botëve" kulmoi me një koncert në mbrëmje: “Tingujt e Lirës Antike” mbeshtetur nga Ambasada Greke ne Tirane..

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Ky koncert solli një epokë ku muzika dhe poezia ishin të pandashme, duke i transportuar dëgjuesit në mbretëritë mitike dhe legjendare të Greqisë Antike. Meloditë përhumbëse të lirës antike, një simbol i antikitetit, kanë jehuar përmes shekujve dhe vazhdojnë të magjepsin zemrat dhe mendjet sot. Me tingujt e këtij instrumenti të shquar të lashtë grek, fjalët dhe muzika marrin një dimension të ri.

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Nga ora 20.00 – 21.00 e mbrëmjes, në Odeonin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, artistet  e njohur  greke Nikolaos Xanthoulis, Karakouta   dhe Evanghelia Kopsalidou  do të magjepsin publikun shqiptar me tingujt eterikë të lirës antike.

Një mbrëmje në Apolloni, aty ku muzika takoi antikitetin

Për 10 vitet e fundit, muzikanti Nikos Xanthoulis i është përkushtuar rilindjes së teknikës së lirës antike greke..

Hyrja ishte falas për të gjithë për të përjetuar këtë udhëtim magjepsës nëpër kohë.

 

Poll