AKTUALITET /

Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit! Shtyhet seanca

Seanca u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesit të SPAK. Gjykata Kushtetuese tha se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.

Shkruar nga Versus
Onejda Ymeraj kërkon në GJKKO kthimin e celularit! Shtyhet seanca
Foto montazh: Gjykata Kushtetuese/ Onejda Ymeraj

Pasi Gjykata Kushtetuese vendosi se prokurorët nuk mund të marrin më telefonat e askujt pa lejen e gjykatës dhe nuk mund ti hapin aparatet as në kushtet e flagrancës apo urgjencës, këtë të premte ishte parashikuar të mbahej seanca me objekt kthim sendi të Onejda Ymerajt.

Kjo e fundit kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për inceneratorët.

Seanca u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesit të SPAK. Gjykata Kushtetuese tha se telefoni nuk është send, por korrespodencë, dhe si e tillë, çdo komunikim konkret që merret nga prokuroria, duhet marrë leje nga gjykata.

Nga vendimi i plotë i zbardhur tashmë, Gjykata Kushtetuese, në referencë të një rasti të konkret pra të Onejda Ymerajt, vendosi që asnjë aparat celular të mos hapet pa një vendim gjykate, as në kushtet e flagrancës apo urgjencës dhe asnjë e dhënë që nuk ka lidhje me çështjen hetimore, të mos përpunohet

Duke mos qenë vetë Ymeraj person nën hetim, Kushtetuesja arsyetoi se sekuestrimi i telefonit të saj pa një vendim gjykatë si dhe marrja e aksesit të pakufizuar deri në cenim të privatësisë, përbën shkelje ligjore.

Nga ana tjetër SPAK argumenton se veprimi ishte i domosdoshëm dhe urgjent, për të shmangur rrezikun e humbjes ose fshirjes së të dhënave elektronike, duke e konsideruar telefonin si mjet prove.

Kushtetuesja urdhëroi eliminimin e çdo të dhëne të përpunuar që nuk ka lidhje me hetimin, ndërsa nga ana tjetër, legjitimoi sekuestrimin për vetëm ato materiale që lidhen drejtpërdrejt me çështjen.

Ky vendim është marrë unanimisht nga trupa e Gjykatës Kushtetuese dhe bëhet për të mbrojtur privatësinë, të dhënat personale të individit, që nuk lidhen me hetimin./Versus.al

Poll