BOTA /

Donald Trump zotohet se do të kthehet në vendin e atentatit Pensilvani për një arsye

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump është zotuar se do të kthehet në qytetin e Pensilvanisë aty ku i shpëtoi atentatit.

Shkruar nga B.SH
Donald Trump zotohet se do të kthehet në vendin e atentatit Pensilvani
Foto e Donald Trump nga atentati në Pensilvani


Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump është zotuar se do të kthehet në qytetin e Pensilvanisë aty ku i shpëtoi atentatit.

Zotimin Trump e bëri në rrjetin e tij social Truth.

"Unë do të kthehem në Butler, Pensilvani, për një miting të madh dhe të bukur," shkroi ish-presidenti i SHBA-së por pa dhënë detaje se ku dhe kur do të zhvillohet tubimi.

Trump i shpëtoi një atententati dy javë më parë teksa ishte në një fushatë elektorale në këtë zonë ku një person i armatosur i dentifikuar si Thomas Crooks qëlloi mbi ish-presidentin por që për fatin e tij të mirë i kapi vetëm veshin.

Thomas Crooks, më pas u qëllua dhe u vra nga Shërbimet Sekrete amerikane./Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al