POLITIKË /

"Katastrofë e vërtetë", Rama: Çështja e pronave në Shqipëri, kërkon kompromise të vështira

Shkruar nga Versus

"Katastrofë e vërtetë", Rama: Çështja e

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën rajonale të organizuar në Tiranë për transformimin digjital para se të nisej drejt Brukselit ku do të mbahet sot mbledhja për mbylljen e kapitullit të negociatave.

Ndërsa foli për procesin e anëtarësimit në BE, Rama tha se një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet vendi është çështja e pronave për shkak se ka shumë tituj pronësie të falsifikuar.

"Gjatë 35 viteve të fundit na është dashur të trajtojmë një material kaq kompleks saqë është realisht një nga vështirësitë më të thella me të cilat jemi përballur. Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as zotërimi i një automjeti privat, kaluam në një situatë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum të madh demografik pas rënies së komunizmit. Këto lëvizje ndikuan në formësimin e territorit. Ndërkohë që kishim pronarët e vjetër që mendonin se erdhi momenti i tyre për të marrë pronat, nga ana tjetër duhej të përballeshim gjithashtu me një sulm të plotë mbi tokën dhe me numër të jashtëzakonshëm zhvillimesh që u bënë shtresa e re e pronësisë që zunë tokën. Përtej kësaj megjithëse për arsye misterioze, regjimi komunist nuk e dogji arkivin e pronave, por i mbajti dhe ruajti me shumë siguri. Ajo që ndodhi me arkivin në vitin 1990 ishte katastrofë e vërtetë. Trashëguam një shtresë tjetër pronësie që ishte shtresa e titujve të falsifikuar. Të zbërthesh këtë është sfidë e vërtetë që ka të bëjë me kompromise shumë të vështira dhe të dhimbshme" tha Rama. Versus.al

Poll