POLITIKË /

' Fermerët nuk do të përshtaten deri në 2030', me Ballukun në krah, Rama nga Lushnja: BE do të na japë edhe 5 vite kohë!

Kryeministri Edi Rama, në një takim në Lushnjë, theksoi se fermerët shqiptarë nuk do të arrijnë të përshtaten plotësisht me standardet e BE-së deri në vitin 2030. Ai njoftoi gjithashtu se është siguruar një periudhë tranzitore prej 5 vitesh pas anëtarësimit për t’u lehtësuar përshtatja me tregun europian.

Shkruar nga Versus

' Fermerët nuk do të përshtaten deri në 2030', me

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe ministrin e Bujqësisë Andis Salla, zhvilluan një takim me fermerët në Lushnjë, ku u diskutua mbi sfidat e sektorit bujqësor dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te afati i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke theksuar se vendi synon vitin 2030 si momentin e hyrjes dhe se fermerët do të kenë nevojë për kohë përshtatjeje me standardet e tregut europian.

Ai deklaroi se është arritur një dakordësi për një periudhë tranzitore, duke theksuar se fermerët shqiptarë do të kenë disa vite shtesë për t’u përshtatur me kërkesat e BE-së.

Kryeministri Rama: Nga sot deri në vitin 2030 janë më pak se 5 vite. Fermerët nuk do të përshtaten deri në vitin 2030. A duhet pastaj të mbeten pa asgjë, sepse nuk do të shesin dot? Atëherë, sa vite do të na lini? Kjo është negociata. Ne kemi arritur që ta shtyjmë edhe për 5 vite. Ne do të hyjmë në BE dhe do të kemi 5 vite kohë. Sa janë? Më pak se 10 vite, dhe ato ikin shpejt. Atëherë duhet rendur tani, dhe jo me përralla, lëmosha, iluzione apo me ide që s’ju çojnë askund, por me të vërtetën ballë për ballë. Kush do të bëhet i fuqishëm, do t’i ketë të gjitha në dispozicion; kush nuk do, le të rrijë si dele e vetmuar dhe le ta hajë ujku./Versus.al

Tags:

edi rama

Poll