POLITIKË /

"12 mln euro gjoba dhe 447 godina të shembura", Koçiu jep detaje për aksionin kundër ndërtimeve pa leje

Shkruar nga Versus

"12 mln euro gjoba dhe 447 godina të shembura", Koçiu jep

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka mbajtur fjalën e saj edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu e cila foli lidhur me operacionin e nisur kundër ndërtimeve pa leje. Koçiu u shpreh se nga nisja e operacionit janë gjetur 242 subjekte që kanë shkelur lejen e ndërtimit, ndërsa janë prishur 447 ndërtime pa leje.

Gjithashtu janë vendosur gjoba deri në 12 milionë euro si dhe po punohet për një paketë tjerash të masave ligjore.

"E kemi filluar me operacionin e paligjshmërisë në territor i cili tashmë ka një karakter të përhershëm, me rishikimin e kornizës ligjore dhe me mundësinë e konfiskimit të shtesave pa leje për përdorim social jemi duke dërguar në fakt një mesazh të qartë që është: abuzimi me territorin nuk do të mund të shpërblehet më.

Kemi evidentuar deri më tani 242 subjekte që kanë shkelur lejen e ndërtimit, janë prishur 447 ndërtime apo shtesa pa leje, dhe janë vendosur masa administrative gjobë me vlerën rreth 12 milionë euro.

Kemi punuar për një paketë masash ligjore që do ta transformojnë punën e Ministrisë së Punëve të brendshme me komunistetin në të gjithë vendin dhe me mënyrën se si ministria qaset në territor"- tha Koçiu mes të tjerave. Versus.al

Poll