POLITIKË /

15 vite nga “21 janari”, Rama: 4 të vrarë nuk po prehen dot në paqe! Drejtësia i ngjan një breshke

Duke e konsideruar si një krim shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë, Rama pati kritik edhe për "hapin e ngadaltë" të institucioneve të posaçme për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Shkruar nga Versus

15 vite nga “21 janari”, Rama: 4 të vrarë nuk po prehen

Sot shënohen plot 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve më 21 janar 2011 kur opozita asokohe Partia Socialiste protestonte duke kërkuar dorëheqjen e Sali Berishës si kryeministër pas një videoje të publikuar ku Ilir Meta asokohe zv.kryeministër kërkonte 700 mijë euro në bisedë me Dritan Priftin.

Prokuroria e Posaçme e ka rihapur këtë çështje dhe së fundmi ka marrë në pyetje ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-kryedemokratin Lulzim Basha (ish-ministër i Brendshëm) dhe Ilir Metën (ish-zv.kryeministër).

Për 15 vjetorin e ngjarjes së rëndë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama i cili duke shkruar në rrjetet sociale se 4 protestuesit e vrarë nuk po prehen dot në paqe, pati kritika edhe për SPAK-un duke u shprehur se drejtësia po ngjan me një “breshkë që lutet për harresë”.

“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”- shkruan Rama. Versus.al

Poll