Kreu i qeverisë, Edi Rama mori pjesë gjithashtu edhe në forumin për Politika dhe Siguri Globale në Londër gjatë pasdites së sotme. I pyetur nga modeatorja nëse është takuar ndonjëherë me presidentin rus, Vladimir Putin, Rama u përgjigj duke thënë se që prej 1960-ës, Shqipëria nuk ka patur asnjë vizitë zyrtare të ndërsjelltë me Moskën.
“Jo faleminderit! Ne jemi një rast shumë i veçantë do thoja sepse Shqipëria është i vetmi vend, që nuk ka pritur asnjë figurë politike nga Kremlini prej 1960-ës, asnjë nga pala jonë nuk ka shkuar po ashtu në Moskë”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
“Ne e dashurojmë Dostoevsky-n, por nuk na pëlqen Putini apo Rusia aktuale, as nuk na merr malli”, shtoi ai. Versus.al







