POLITIKË /

Adriatik Lapaj ftoi “Lëvizjen Bashkë” ti bashkohet protestës, Muçi: Thirrja e tij është në favor të Berishës

Shkruar nga Versus

Adriatik Lapaj ftoi “Lëvizjen Bashkë” ti bashkohet

Adriatik Lapaj ftoi ditën e sotme “Lëvizjen Bashkë” që t’i bashkohet protestës që ai do të mbajë nesër në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ka refuzuar ftesën e Lapajat, duke shpjeguar se çdo thirrje për bashkëpunim, është në favor të Sali Berishës. Muçi tha më tej se mos bashkëpunimin me Berishën, është një “kriter të panegociueshëm” për Lëvizjen Bashkë. 

“Çdo thirrje për bashkëpunim është në favor të Sali Berishës. Atij dhe PD-së u mungon legjitimiteti moral dhe, pa të, protestat nuk kanë efekt. Edi Rama i kalon protestat e Berishës me humor dhe ironi”, sqaroi Muçi, duke i kujtuar Lapajt se edhe Berisha është nën hetim nga SPAK.

Gjithashtu, deputeti i kujtoi Lapajt përplasjet që ai pati me Endri Shabanin, tanimë Avokat Populli, në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, si një arsye më shumë për mos bashkëpunimin mes dy lëvizjeve të reja.

“Pse nuk bashkëpunojmë me Adriatik Lapajn? Nëse ne do kishim kapur dorën e shtrirë të tyre, do të kishim përfunduar në atë pikë ku hallat dhe tezet tona do ishin zënë me dajën e Shabanit dhe tezen e Adriatikut” deklaroi deputeti./Versus.al

Poll