POLITIKË /

Agjentët e BKH mësyjnë në Fier, shkak krimet zgjedhore! Nën monitorim dhe Roskoveci

Burime pranë strukturave hetimore bëjnë me dije se deri më tani nuk janë konstatuar veprimtari të paligjshme që lidhen me krime zgjedhore. Megjithatë, monitorimi do të vijojë intensivisht gjatë gjithë ditës së sotme dhe në ditën e zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

 

Agjentët e BKH mësyjnë në Fier, shkak krimet zgjedhore!   

Dy prokurorët e caktuar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, për ndjekjen e krimeve zgjedhore në Qarkun e Fierit, Sotir Kllapi dhe Doloreza Musabelliu, kanë zbarkuar sot në terren për të mbikëqyrur nga afër situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas raportimeve mediatike, prokurori Sotir Kllapi, i shoqëruar nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe nga oficerë të policisë lokale, ka zhvilluar kontrolle në disa zona të qarkut, përfshirë Roskovecin, një nga zonat me interes të veçantë për autoritetet.

Burime pranë strukturave hetimore bëjnë me dije se deri më tani nuk janë konstatuar veprimtari të paligjshme që lidhen me krime zgjedhore. Megjithatë, monitorimi do të vijojë intensivisht gjatë gjithë ditës së sotme dhe në ditën e zgjedhjeve.

Aktualisht, Prokuroria e Fierit ka regjistruar pesë procedime penale në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, të cilat janë ende në fazë verifikimi. Autoritetet kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe respektimin e ligjit gjatë procesit elektoral. /Versus.al/

Tags:

spak bkh fier

Poll