POLITIKË /

"AKSHI, institucion krenarie", Rama: Shumë shpejt do të dalë e-Albania 2.0!

Shkruar nga Versus

"AKSHI, institucion krenarie", Rama: Shumë shpejt do të

Kryeministri Edi Rama foli edhe për AKSHI-n duke marrë parasysh se së fundmi u bë publik skandali për të cilin është marrë e pandehur drejtoresha Mirlinda Karçanaj nën akuzë për grup kriminal së bashku me biznesmenët Ergys Agasi e Ermal Beqiraj.

Rama tha se AKSHI është një institucion krenarie pasi u ka kursyer shqiptarëve shumë para e kohë për të marrë dokumente të domosdoshme të cilat para disa vitesh ishin më të ndërlikuara.

“AKSHI është institucion krenarie për ne që të jemi shumë të qartë bashkë. Jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë. Është një institucion për të qenë krenarë sepse kur duhet të shkonit të mbanit radha për çdo lloj letre edhe për një certifikatë të gjendjes civile dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu të merrnin letër këtu se s’kishin nga ta merrnin, 627 miliardë lekë ka kursyer AKSHI për shqiptarët. ky është studim ndërkombëtar me 7600 vite pritje në radhë që janë 25 mijë rrotullime rreth tokës”- u shpreh kryeministri.

Më tej bëri me dije se gjatë muajve të parë të vitit të ardhshëm do të lancohet e-Albania 2.0 me opsione të reja në sistem.

“Rrini prisni sepse shumë shpejt do të dalim me e-Albanian 2.0 falë AKSHIt-t dhe do ketë shumë gjëra të reja në atë sistem për shqiptarët. prandaj shqiptarët votojnë PS-në, e votojnë shqiptarët as patronazhistët, as bandat. Patronazhistët janë PS, por e votojnë shqiptarët. prandaj shqiptarët jashtë e votojnë PS-në sepse nuk flejnë me zhurmën e tenxhereve në vesh. Në 2029-ën do llafosemi prapë. Për të tjerat secili bën punën e vetë. Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në parlament”- tha Rama. Versus.al

Poll