POLITIKË /

Bardhi letër Spiropalit për mandatin e Sinajt: T’i kalojë Gjykatës Kushtetuese shqyrtimi i papajtueshmërisë

Në shkresë thuhet se Spiropali ka shkelur kushtetutën duke mos thirrur mbledhje tjetër të Këshillit të Legjislacionit mbi mandatin e Sinajt.

Shkruar nga Versus
Bardhi letër Spiropalit për mandatin e Sinajt: T’i kalojë
Deputeti i PS, Vullnet Sinaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dërguar një shkresë drejtuar kryeparlamentares Elisa Spiropali ku i kërkon kësaj të fundit që shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi e cilëson si cënim të kushtetutës mungesën e një mbledhje tjetër të këshillit të legjislacionit nga ana e kryeparlamentares Spiropali.  

“Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkekje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe gjithashtu cenim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet mes rreshtave të shkresës.

Bardhi letër Spiropalit për mandatin e Sinajt: T’i kalojë
Shkresa e dërguar Spiropalit

Deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Sinaj ka shkelur rregulloren e mandatit të tij si deputet duke e akuzuar këtë të fundit se me anë të bizneseve të tij private ka përfituar nga fonde shtetërore. Deputeti socialist pretendon se nuk ka një shkelje të tillë dhe se ai vetë ka hequr dorë nga administrimi i bzneseve që prej se mori mandatin. Mbledhja e fundit u zhvillua më 18 shtator në Këshillin e Legjislacionit, mbledhje e cila u ndërpre pasi u mor vesh lajmi i ndarjes nga jeta e ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: