POLITIKË /

Basha u pyet në SPAK për '21 janarin', Berisha: S'kam dhënë asnjë urdhër, hetimi të jetë i plotë

Berisha bëri me dije se do të paraqitej në SPAK nëse do të thirrej për t'u pyetur lidhur me 21 janarin.

Shkruar nga Versus

Basha u pyet në SPAK për '21 janarin', Berisha: S'kam

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot para SPAK-ut lidhur me dosjen e 21 janarit ku po hetohet vrasja e 4 protestuesve në 2011-ën. Berisha tha se ai vetë ka interesin më të madh që dosja të zbardhet plotësisht, ndërsa pretendoi se ai nuk kishte dhënë asnjë urdhër për të qëlluar drejt demostruesve.

“Nuk ka asnjë diskutim që hetimi i plotë dhe zbardhja e kësaj çështje është interesi më maksimal i Berishës dhe PD sepse ishte e qartë. Ishte demonstrata më e dhimbshme në historinë e vendit me agjendë politike për përmbysjen e pushtetit.  Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër nga askush dhe nuk do e gjejnë dot kurrë sepse nuk ka patur urdhër. Garda ka vepruar vetëm në kuadër të ligjit të miratuar nga mazhoranca socialiste para ardhjes sonë në pushtet”- tha Berisha.

I pyetur nëse do të paraqitet në SPAK nëse thirret për 21 janarin, Berisha shprehu gatishmërinë e plotë.

“Në çdo fletëthirrje, unë e kam detyrim paraqitem sepse kam konceptet e mia për shtetin. Nuk mund të bëhet kjo pyetje, jam i hapur. Unë ua faktova juve, këta ndërtuan një piramidë mashtrimi për dosjen “Partizani” ku thuhet se toka ishte publike, ndërkohë që fletoret zyrtare provonin se toka ishte private dhe nuk ishte e shpronësuar, por e konfiskuar nga regjimi komunist”- shtoi ai më tej. Versus.al

Poll