
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve, akuzoi kryeministrin Edi Rama se është kapur si vjedhës i dhjetëra milionave, dhe se përpiqet me çdo kush të mbrojë vjedhjet e tij, ministrave të tij.
“Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani që është kapur vjedhës i dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kush të mbrojë vjedhjet e tij, ministrave të tij”, deklaroi Berisha.
Berisha nga podiumi i “Foltores”, ftoi qytetarët të bashkohen për protesta më të fuqishme, pasi sipas tij është koha për ti rikthyer nderin Shqipërisë.
“Iu ftoj të përgatitemi për protestat e fuqishme, me të cilat ne do t’iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë”, u shpreh Berisha.
Berisha: "Edi Rama vjen në këtë dhjetor si hajduti më i madh i të gjitha kohërave, armik i egër i çështjes kombëtare dhe i interesi kombëtar, por mbi të gjitha vjen armiku më i fortë i të rinjve shqiptarë. Përzuri në 10 vite 70% të të rinjve. Rrënoi shkollat dhe të ardhmen e tyre.
Sot të rinjtë kanë si alternativë vetëm largimin nga këtu. Të gjitha këto janë apel të përballemi me këtë të keqe, për familjen, vendin, fëmijët tanë. Ky është borxhi ynë, është detyra jonë.
Edi Rama ka mbushur jo kupën, por çdo gjë. Meriton çdo ndëshkim me këto që i ka bërë kombit. Tani që është kapur vjedhës i dhjetëra milionave, përpiqet me çdo kush të mbrojë vjedhjet e tij, ministrave të tij.
Është koha e njerëzve që e duan Shqipërinë, me ideale. Iu ftoj të përgatitemi për protestat e fuqishme, me të cilat ne do t’iu rikthejmë shqiptarëve të ardhmen, Shqipërinë, nderin dhe dinjitetin që meritojnë."/Versus.al




