POLITIKË /

Berisha emëron Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD-së, Këlliçi dhe Alizoti marrin poste të reja

Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti janë emëruar nënkryetarë të grupit, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e sekretares dhe Ledina Alolli atë të zëdhënëses. Deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit.

Shkruar nga Versus
Berisha emëron Kryesinë e Grupit Parlamentar të PD-së,
Tomorr Alizoti dhe Belind Kellici

Në mbledhjen e sotme, lideri i opozitës Sali Berisha shpalli përbërjen e re të Kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, duke konfirmuar Gazment Bardhin në krye.

Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti janë emëruar nënkryetarë të grupit, ndërsa Elda Hoti do të mbajë detyrën e sekretares dhe Ledina Alolli atë të zëdhënëses. Deputeti Agron Gjekmarkaj do të vijojë të ushtrojë funksionin e Nënkryetarit të Kuvendit.

“Propozoj kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi. Udhëhoqi grupin në kushte shumë të vështira dhe me drejtimin e tij do të njohë performancë të re gjatë kohëve që vijnë. Sot konstituojmë grupin dhe nesër e pasnesër caktojmë përfaqësuesit tanë në komisionet parlamentare. I uroj suksese Kryesisë së re,” tha Berisha.

Kryesia e re pritet të ketë rol kyç në organizimin e punës së grupit dhe përfaqësimin e opozitës në komisionet parlamentare./ Versus.al

Poll