
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar takim me demokratët e njësisë Nr.4 në Tiranë.
“Misioni i PD-së është të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Është krijuar një diktaturë, nuk janë të lehta por shumë të vështira. Do të organizojmë revolta popullore për rrëzimin e qeverisë. Diktatura nuk mposhtet me votë por me përmbysje. Edi Rama ka vjedhur 90 përqind të tenderave. Nga viti 2014 gjer në vitin 2023, vetëm në hapësirën europiane, në Schengen, kanë emigruar 1 milion e 100 mijë shqiptarë. Nga të cilët rreth 700 mijë të rinj. Pra, rriten në Shqipëri, por ëndrrën shqiptare nuk e ndërtojnë dot në Shqipëri. Marrin rrugët e Europës, rrugët e botës për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Dhe ne pakësohemi, pakësohemi, pakësohemi ”, tha Berisha para demokratëve.
Berisha paralajmëroi se do të organizojnë protesta masive kundër kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë për korrupsion./Versus.al

