POLITIKË /

Berisha Foltore në Elbasan, akuza Ramës: Vodhi zgjedhjet

Shkruar nga Versus

Berisha Foltore në Elbasan, akuza Ramës: Vodhi zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme organizoi Foltoren në Elbasan. Para mbështetësve të PD-së, akuzoi kryeministrin Edi Rama se pengoi zhvillimin e zgjedhjeve të lira, dhe të ndershme në 11 maji.

Berisha tha se Rama angazhoi në fushatë administratën dhe organizoi aktivitete gjatë periudhës zgjedhore që ndalohet me ligj, duke shtuar se u shpërndanë certifikata pronësie dhe vende pune.

Pjesë nga fjala e Berishës:

"Kam vetëm një lutje, dy gjëra, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje si dhe zotimi solem se do të mbroj votën. Se cilat ishin zgjedhjet do të pyes vetëm kaq: A mund të quhen zgjedhje ato të cilat shteti angazhon të gjithë potencialin e tij në fushatë në periudhën që ndalohet me ligj.

A mund të quhen zgjedhje kur qeveria përdor të gjithë bordin e ekzekutivit për poste, certifikate pronësie, legalizime. U bë dhunimi masiv i votës së lirë të qytetarëve.

Raporti i OSBE-ODHIR vërtetoi se kishte parregullsi gjatë votimeve. Ishin një farsë elektorale, dhe kjo gjë është vërtetuar. Shteti përdori gjithçka ndaj partive politike, që dolën në fushë për të garuar në zgjedhje.”

Poll