Nga Korça, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftoi që të votojnë për ndryshimin në 11 maj.
'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton. I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai.
Po ashtu, Berisha akuzoin Ramën duke thënë se ky i fundit i merr me detyrim në takimet elektorale që bënë zyrtarët e tij.








