POLITIKË /

Berisha kandidati i vetëm në garë, PD publikon shifrat e pjesëmarrjes në votime. Ja sa kanë votuar deri në orën 15:00

Në një komunikim për mediat Albana Vokshi theksoi se dëri më 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton 28 379 votues

Shkruar nga Versus

Berisha kandidati i vetëm në garë, PD publikon shifrat e

Në të gjitha degët e PD, po votohet për kreun e Partisë Demokratike ku në garë është vetëm Sali Berisha.

Në një komunikim për mediat Albana Vokshi theksoi se dëri më 15:00 në 77 degët e Partisë Demokratike, rezulton 28 379 votues.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e PD-së në rrethe.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së në Tiranë.

Rezultati paraprak pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës, ndërsa drejtuesit e partisë e kanë cilësuar procesin si një moment të rëndësishëm për konsolidimin e strukturave të demokratëve./Versus.al

Poll