POLITIKË /

Berisha kërkon falje për Endri Shabanin: Ndjesë, ishte gabim!

Shkruar nga Versus

Berisha kërkon falje për Endri Shabanin: Ndjesë, ishte gabim!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë Foltores në Elbasan kërkoi falje para mbështetësve demokratë për firmat që i dhanë Endri Shabanit të zgjidhej Avokat i Popullit. Berisha sqaroi se ato firma u tërhoqën pasi kuptuan se ishte gabim.

“Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë”, tha Berisha.

Sali Berisha kundërshtoi publikisht Endri Shabanin duke e quajtur “shërbëtor” të kryeministrit Edi Rama./Versus.al

Poll