POLITIKË /

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë Nr. 6 në Tiranë

Shkruar nga Versus

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë Nr.

Tre ditë para protestës kombëtare të Partisë Demokratike, të hënën më 22 dhjetor, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marr vendimin për të larguar Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë.

Ky vendim vjen pas përplasjeve të shumta mes Berishës dhe Salianjit, i cili ka organizuar takime me anëtarët e PD-së në disa qytete, mbi së gjithash në prag të protestës kundër qeverisë.

Ervin Salianji është angazhuar vazhdimisht për të mbajtur të organizuar dhe aktiv strukturat e demokratëve në zonën e Kombinatit, ku është vënë re pjesëmarrja e gjerë e simpatizantëve.

Salianji kishte komunikim të drejtpërdrejtë me bazën e PD-së, në njësinë 6, ku shpesh herë fokusohej tek aktivizimi i të rinjve dhe riorganizimi i strukturave lokale.

Përplasja me Berishën në selinë Blu mesa duket ka qenë e fortë, gjë e cila po sjell një përçarje të demokratëve, në një moment vendimtar për riorganizimin e tyre pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, dhe Foltoreve me një numër të vogël pjesëmarrësish./Versus.al

Poll