POLITIKË /

Berisha: Mogherini do të vinte nesër në Tiranë, Rama i kishte bërë gati programin

Shkruar nga Versus

Berisha: Mogherini do të vinte nesër në Tiranë, Rama i

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka nisur sot turin e foltoreve në Tiranë ku bisedoi me qytetarët e njësisë nr.9.

Berisha vlerësoi mbështetësit e PD-së për kontributin dhe përpjekjet e tyre kundër qeverisë aktuale, të cilën e kritikoi ashpër.

“Së pari do të përulem me mirënjohjen e pakufishme ndaj të gjithëve ju, ndaj kontributit dhe përpjekjes tuaj të jashtëzakonshme kundër këtij regjimi. Regjim që në fakt ka shkretuar këtë vend sa asnjë pushtim tjetër në tërë ekzistencën e tij. Regjim që ka sjellë në mënyrë absolute pa asnjë alternativë dilemën, të jesh a të mos jesh”, deklaroi Berisha.

Kryetari i Partisë Demokratike tha se vendi po përballet me një krizë të thellë demografike dhe shoqërore. Lindshmëria është më e ulëta në 100 vitet e fundit sipas tij, pasi shumë të rinj po largohen nga Shqipëria, dhe vdekjet po tejkalojnë lindjet.

“Jemi një komb me lindshmërinë më të ulët në botë, me të rinjtë tanë që ikin nga vendi. Reduktimi i popullsisë ka arritur në gjysmë milioni apo edhe më shumë,” tregoi Berisha.

Berisha akuzoi qeverinë se ka krijuar një sistem diktatorial që, megjithëse nuk ndalon pluralizmin me ligj, por e shtyp politikën dhe shoqërinë për të mbajtur pushtetin.

“U ndala në këtë moment për të theksuar që jetojmë në një sistem diktatorial i cili e ka pranuar pluralizmin, se ja ku jemi parti politike, nuk e ka ndaluar me kushtetutë e ligje, por e shtyp pa princip por e shtyp e i ngushton hapësirën për të qëndruar në pushtet. Bazohet në dy shtylla kryesore. Në drogën!”, shtoi Berisha.

Berisha ka folur edhe për arrestimin e ish-zv/presidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini.

Berisha u shpreh se Mogherini do të vinte ditën e nesërme në Tiranë, për të dhënë deklarata në favor të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

“Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte”, shpjegoi Berisha.

Poll