POLITIKË /

Berisha në konferencë: Bandat po vërshojnë në Durrës, do ti shpallim terroristë. Krahas zyrës ilegale të Braçes, zbuluam dhe një në Astir

"Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund të numërohet nën presion. Garanatoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshime maksimale."

Shkruar nga Versus
Berisha në konferencë: Bandat po vërshojnë në
Sali Berisha

Berisha:

Unë jam këtu para jush për të thënë që vota është në duart e komisionerëve në përgjegjësinë më të madhe, në Durrës bandat e Pojës e Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-ve me urdhrin nga Edi Rama se mund te ndikojnë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës, po ata janë më aktivët dhe janë denoncuar nga mediat dhe PD dhe në zonat e tjera Edi rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve. Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, në komisionet e numërimit të zbatohet ligji dhe vetëm ligji. Asnjë votë nuk mund të numërohet nën presion. Garanatoj të gjitha bandat se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Madhështore do ti shpallë ato banda terroriste dhe do të marrin ndëshime maksimale. Unë e kuptoj që janë në përpëlitjet e fundit dhe besojnë se mund të ndikojnë në vullnetin e sovranit. Populli ka folur në mënyrë vendimtare. Së dyti lidhur me një exit poll të pretenduar nga gënjeshtari i gatshëm Baton Stanishiqi, që s'bëri asgjë tjetër veçse pa bërë asnjë exit poll konvertoi në poll memorandomun e Kuçit. I them Edi Ramës se me pilula të tilla do të mbetesh shumë shpejt për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë orët e fundit të tij në pushtet, ndaj mos përdorë gënjeshtarët e gatshëm, papagaj të cilët janë të aftë të deklarojnë çdo gjë kundrejt pagesave. Procesi po monitorohet intensivisht, po zbulohen zyra ilegale të PS. Çerdhe krimi elektoral ku u kap në flagrancë deputeti Braçe dhe grupi i tij. Tani ka një zyrë ilegale në Astir që po procedohet sipas ligjit. Ka një qëllim të vendosur të të gjithë strukturave tona për të denoncuar përpjekjet e dështuara të Edi Ramës në këtë proces.  Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë për ASHM. Rritja e përqindjeve të votimeve në zonat tona është një tregues i qartë. Kam dëshirë të bëj profetin, unë pres sovranin / Versus.al

Poll