POLITIKË /

Braho në krye të SPAK, Berisha: U zgjodh në mënyrë Kushtetuese, ndryshe nga Dumani

Megjithatë sa u takon akuzave ndaj SPAK, Berisha tha se deklaratat e tij lidhen me dosjet për të cilat nuk veprohet pavarësisht skandaleve.

Shkruar nga Versus
Braho në krye të SPAK, Berisha: U zgjodh në mënyrë
Kreu i PD, Sali Berisha

Kryedemokrati ka reaguar për herë të parë për zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Berisha tha se ndryshe nga Dumani, Braho është zgjedhur në mënyrë kushtetuese.

Në reagimin e tij nuk kurseu as ironitë për Dumanin për të cilin tha se nuk ka as ligj dhe as kushtetutë. Ndërsa pati kritika për faktin se kandidatja e vetme grua, Doloreza Musabelliu, nuk mori asnjë votë nga 11 anëtarët e KLP.

“Dje u zbatua Kushtetuta. Nuk u zgjodh si i pari me 5 vota, që ishte jo kushtetuese dhe që nuk mund të rrinte asnjë ditë në detyrë. Jo. I dyti mori 7 vota dhe komenti i dytë, aty ishte një zonjë, ç’ka tregon se ajo trupë e KLP-së është mizogenike dhe nuk i dhanë asnjë votë.

Kështu është. Ishte një zonjë aty, ajo nuk shkoi vetë aty. Aty në KLP e dërgoi komisioni i Skapit, shkoi atje dhe dy-tre zonja që ishin në KLP nuk menduan t’i jepnin një votë. E nxorën pa asnjë votë.  Këto dy komente kam unë për zgjedhjet e djeshme. U zgjodh në përputhje me Kushtetutën, në dallim të madh nga pararendësi i tij, që nuk ka kushtetutë as ligj, por këtu u zbatua kushtetuta.

Kishin bërë rregulloren vetë për votim të hapur, gjersa kanë rënë dakord, në ujdi. Normal në institucione votimi është i mbyllur, por ata kanë rënë dakord vetë dhe nuk mund të ua diskutojë kush të drejtën për të vendosur si të votojnë”- tha Berisha. Versus.al

Poll