
Adriana Kalaja ishte një prej kandidateve për të drejtuar institucionin e Avokatit të Popullit pavarësisht se nuk arriti të merrte asnjë votë nga deputetët në Kuvend.
Duke publikuar edhe rezultatet e votimit të mbrëmshëm, Kalaja thotë se fakti që vetë Rama ishte i pranishëm gjatë votimit, sipas saj tregon se nuk dëshironte të rridhte asnjë votë pro saj. Ndërsa nuk la pa ironizuar as PD-në dhe Berishën duke thënë se kishin shkelur kontributin e saj duke bërë marrëveshje për zgjedhjen e Endri Shabanit.
Reagimi i Adriana Kalasë:
Fitorja ime e rradhës......
Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund "marëveshjen" me PD dhe opozitën, nga frika se mund t'i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.
Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.
Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.
Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me "referendum" më zgjodhi Avokat të Tij.
Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.
PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve. Versus.al


