Ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, ka reaguar ashpër pasi kryeministri Edi Rama u bëri dje apel investitorëve të huaj të sjellin kapitalet e tyre në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Kosta të cilit pak javë më parë iu shemb kompleksi i vilave e akuzon Ramën se është një kryeministër që “shkatërron, dhunon dhe minon pasuritë e shqiptarëve”.
Ai shton se, pavarësisht këtyre veprimeve, Rama del pa asnjë ndjenjë turpi për të kërkuar edhe investitorë të huaj.
Postimi i plotë i Vladimir Kostës:
Dëgjova dje në një bisedë me forumin ekonomik nga Kryeministri: se duhet të investojnë të huaj në Shqipëri...!
Kemi një kryeministër që PRISH, DHUNON, MINON pasurinë që mezi është vënë nga bijtë e tij!...dhe pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj...! Si të zë vendi.../Versus.al


