POLITIKË /

Dalin shifrat e pjesëmarrjes për zgjedhjet në 5 bashki deri në orën 11:00, Mati kryeson listën

Totali i pjesëmarrjes deri në orën 11:00 raportohet në 8.21% të zgjedhësve në të gjitha bashkitë.

Shkruar nga Versus

Dalin shifrat e pjesëmarrjes për zgjedhjet në 5 bashki deri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e pjesëmarrjes në votimet për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki deri në orën 11:00.

Sipas KQZ, deri në këtë orë kanë votuar 8.21% e zgjedhësve me të drejtë vote të regjistruar në sistem. Pjesëmarrja më e lartë regjistrohet në Mat ku deri më tani kanë votuar 19.20% të votuesve.

Konkretisht:

Bashkia Vlorë: 6,045 votues nga 119,374 të regjistruar → 5.07%

Bashkia Berat: 4,882 votues nga 58,798 të regjistruar → 8.31%

Bashkia Cërrik: 3,363 votues nga 29,014 të regjistruar → 11.59%

Bashkia Mat: 3,843 votues nga 20,007 të regjistruar → 19.20%

Bashkia Tepelenë: 1,197 votues nga 7,795 të regjistruar → 15.36%. Versus.al

Poll