
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi debatuan gjatë seancës së sotme parlamentare.
Tedi Blushi tha se nuk pret që Çaushi të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit për të kundërshtuar qeverinë.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetes socialiste e cila i përmendi drejtuesin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën për të cilin tha se e ka vendin atje ku e meriton të jetë.
Debati:
Tedi Blushi: Nuk pres që e mençura Zegjine të ketë eksperiencën e Dritëro Agollit, por si nuk doli një burrë nga ju t’i thotë ndal kësaj qeverie?
Keni prindër dhe familje? Dua t’u them pensionistëve të mos mashtrohen sepse 60 lekë në ditë është tallje dhe poshtërim.
Zegjine Çaushi: I dashur Tedi për ty nuk kam asnjë lloj komenti, sepse atë koment që do të kisha do t’ia jap atij personi që nuk është këtu sepse fatmirësisht dhe fatkeqësisht është tek vendi ku meriton të jetë dhe nuk kam çfarë përgjigje t’i jap atij dhe këto mesazhet që t’i çon në telefon.
Po të ishte këtu do t’ia jepja atij përgjigjen. E përshëndesim nga atje ku është sepse mbase na sheh./Versus.al
